E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Tafilit pranga 9 policeve dhe mjekut

SHKODR / Arratisja dyshohet eshte bere per te marre hak ndaj drejtuesit te policise qe e plagosi ne vitin 2001

Prokuroria arrestoi te gjithe togen e shoqerimit dhe mjekun me akuzen shperdorim detyre

SHKODR- Arratisja e te denuarit Admir Tafili eshte shoqeruar me nje furtune te vertete ne burgun e Shen Kollit te Lezhes. Nente efektive policie e gjithe toga e shoqerimit dhe mjeku i burgut jane vene ne pranga te akuzuar per shperdorim detyre. Nderkohe edhe drejtori i burgut eshte shkarkuar nga detyra. Prokuroria e Shkodres i ka konsideruar te gjithe keta persona si pergjegjes per arratisjen e Tafilit pasi ata nuk kane zbatuar detyren e tyre per te ruajtur te denuarin.

Ne rastin e vellezerve Tafili grupi i shoqerimit nga policia e burgjeve ka neglizhuar rende ushtrimin e detyres perreth baneses se te denuarve cka ka bere te mundur largimin e shtetasit Admir Tafili nga banesa e tij- thane dje burimet zyrtare te Ministrise se Drejtesise. .
Nderkohe burime te prokurorise pohuan se Admir Tafili mund te kete planifikuar arratisjen per tu hakmarre ndaj njeriut qe e ka plagosur vite me pare. Javen e fundit ne Shkoder eshte pare te kete mberritur Prel Pjetrushi ish-drejtuesi i policise qe pati plagosur Admir Tafili me 2001-shin pasi e akuzonte per vrasjen e babait te tij Bahri Tafili kohe ne te cilen mbeti i vrare edhe Arben Zylyftari.

Mesohet se Pjetrushi ndodhet prej disa vitesh me qendrim ne SHBA bashke me familjen ndersa ka ardhur disa here ne Shqiperi. Policia nuk e pohon kete duke u shprehur se eshte prokuroria qe po kryen hetimet dhe ajo do beje verifikimin ose jo te pranise se Pjetrushit ne Shkoder dhe lidhjes se kesaj me arratisjen e Admir Tafilit i cili vazhdimisht ka pohuar se do ta vriste ish-drejtuesin e policise per plagosjen e te cilit ishte denuar me burgim.

Gjate hetimeve prokuroria ka marre ne pyetje ne Shkoder edhe mjeken K.S. e cila ka leshuar epikrizen per nenen e dy te denuarve Kimete Tafilin me ane te se ciles vertetonte se ajo ishte e semure rende. Nje vertetim i tille ka qene ndihme per dhenien e lejes per Genc dhe Admir Tafilin nga burgjet. Por nderkohe pas arratisjes se te birit Kimetja eshte shfaqur para mediave ne kembe tek dera duke folur dhe ne gjendje te mire cka ka cuar dyshimet per nje epikrize jo te sakte nga ana e mjekes shkodrane.
Nga hetimet e kryera deri me tani nuk rezulton te kete nje bashkepunim mes policise dhe te arratisurit ndersa mesohet se policia e Shkodres nuk ka qene e lajmeruar mbi ardhjen e dy vellezerve Tafili me leje prane baneses se tyre nga gardianet e Shen Kollit deri ne momentin e arratisjes.


Policia ka kontrolluar rreth 30 banesa ne qytetin e Shkodres por dhe ne fshatra si Muriqan Oblike Kosmac Trush etj. Postblloqet e perforcuara vazhdojne te jene te pranishme ne te gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit. Sipas burimeve nga policia jane perforcuar kontrollet ne pikat kufitare te Muriqanit dhe Hanit te Hotit. Policia fillimisht ka krehur zonen ne afersi te liqenit tek zona e livadheve e cila ndodhet shume afer baneses se Tafilit dhe ka hetuar per largimin e mundshem te tij me ane te ndonje varke.
Nga familjare te Tafilit pohohet fakti se perpara largimit ai ishte duke pire alkool ne shtepi. Te njejten gje kane bere edhe kater policet e burgut te cilet jane ulur ne veranden e shtepise se Kimete Tafilit.

Sipas te afermve te Tafilit kjo ndodhte dhe here te tjera kur vellai i te arratisurit Genci kishte ardhur me leje. Ne te katerta rastet policet ishin pritur mire nga familja. Behet e ditur se Admir Tafili ishte arratisur nga burgu edhe ne shtetin e Zvicres ku ishte arrestuar para vitit 2001 kohe kur mberriti ne shtepi dhe plagosi Prel Pjetrushin.

T ARRESTUARIT
1.Nazmi Demirxhiu 42 vjec me detyre shef i sigurise prane burgut Shen Koll Lezhe i ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

2.Sabah Selmani 43 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

3.Gjon Lleshgega 50 vjec me detyre pergjegjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe i ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

4.Arben Lazri 38 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

5.Alban Martinaj 38 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

6. Gjok Marku 49 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

7.Viktor Jaku 41 vjec polic me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

8.Gazmir oku 30 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

9.Geg Gjeci 39 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

10.Fatos Frangu 38 vjec me detyre mjek ne burgun e e Shen Kollit Lezhe ndaluar per vepren penale te shperdorimit te detyres

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›