E Diel, 1 Nëntor 2026

Mubarak përballet me fatin: vdekje, burg apo liri?

Egjipt- Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak do të mësojë sot nëse është fajtor në komplotin për vrasjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit të kalura.

Një gjykatë në Kajro do të vendosë nëse zoti Mubarak, ish-ministri itij i Brendshëm Habib al-Adly dhe katër ndihmës urdheruan policinë për të qëlluar mbi protestuesit.

Të gjashtë të arrestuarit i mohojnë akzuat e ngritura ndaj tyre por ata mund të përballën me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtor. Zoti Mubarak ndeshet me akuza të veçanta për abuzim me pushtetin për të përvetësuar pasuri sëbashku me fëmijët e tij Alaa dhe Gamal. Ndërkohë që një tjetër mik i tyre, manjati Hussein Salem po gjykohet në mungesë.

Hosni Mubarak është ish- udhëheqësi i parë që po gjykohet qëkurse ka nisur kryengritja e Pranverës Arabe, vitin e shkuar. Majin e kaluar prokurori i përgjithshëm i Egjiptit deklaroi se Mubarak do të dalë në gjyq për konspiracion në vrasjen e 850 protestuesve të paarmatosur gjatë kryengritjes 18 ditore që e detyroi atë të japë dorëheqjen në Shkurt.

Gjyqi ndaj tij u pezullua nga Shtatori deri në Dhjetor për shkak të një ankese se gjyqtari ishe i njëanshëm. Në fazën përfundimtare të gjykimit, në fillim të Janarit, prokuroria tha se ishte e pamudnur që Mubarak të mos kishte urdhëruar policinë të përdorte armë vdekjeprurëse teksa kërkoi që ai të varej. Mbrojtja argumentoi se ushtria kishte qënë e ngarkuar me sigurinë për shkak se gjendja e jashtëzakonshme i lejonte të ishte e pavarur në vendime.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›