Rama takim me Idrizin, në një nga baret e Tiranës
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kreun e PDU- së, Shpëtim Idrizi.
Takimi është zhvilluar në një nga lokalet e Tiranës, dhe tema e bisedimeve ka qenë zgjedhja e Presidentit, pasi raundi i dytë i votimit do të zhvillohet të hënën.
Ende nuk ka detaje mbi përfundimin e arritur në këtë bisedë, por takimi i tyre ka ardhur pas takimeve që ka patur gjithësecili me të propozuarin e mazhorancës Xhezair Zaganjori.
Pas bisedës që ky i fundit zhvilloi me Ramën, PS në një deklaratë për shtyp bëri të ditur se ai nuk mund ti marrë votat e socialistëve pasi është kandidat i njëanshëm. Ndërsa për takimin me Idrizin nuk pati detaje, por ky i fundit ka deklaruar se vota e tij do të shkojë për ish- kryeministrin Fatos Nano.
Ndërsa më herë Idrizi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e FRD- së, Gazment Oketa, ku edhe aty është diskutuar për kreun e ri të shtetit.