E Diel, 1 Nëntor 2026

Inagurohet HEC-i i Tervolit, Berisha: Vendi, superfuqi energjetike

Shqipëria një superfuqi e vogël energjitike s`është më një ëndërr, por një realitet që do të formësohet shumë shpejt. Kështu iu drejtua Kryeministri Berisha banorëve të Gramshit, teksa ka inaguruar hidrocentralin e Tervolit, në komunën Pishaj. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve Kreu i Qeverisë tha se janë edhe 14 HEC-e të planifikuara për tu ngritur në Gramsh, ndërkohë që vendi shumë shpejt do të kthehet në eksportues të energjisë.
 

“Të shfrytëzojmë ujin,diellin dhe erën për të prodhuar energji. Gramshi ka 14 hidrocentralenë ndërtim dhe në kaskadën e Devollit pritet të ndërtohen edhe 3 HEC-e të tjerë. Brenda vitit do te finalizohet marrëveshja me investitorët për këto veprat gjigande. Prioriteti ynë eshte të shndërrojmë vendin në superfuqi energjetike në rajon. Do të bëjmë gjithçka që të shndërrohemi në eksportues kyç për energjinë” u shpreh Kryeministri.
 

Numri një i Qeverisë u ka bërë thirrje banorëve të zonave dhe investitorëve të ndërtojnë HEC-e, duke i siguruar se Qeveria do ti mbështesë dhe do të bëjë gjithcka për tu lehtësuar procedurat dhe për tu krijuar të gjitha lehtësirat fiskale.
HEC i Tervolit ka një fuqi të instaluar prej 12 MË dhe një prodhim vjetor të energjie elektrike 40.000 kËh. Ai është i tipit me derivacion dhe për ndërtimin e tij janë hapur 3 kilometra tunel me 6.2 m2 seksion në masë shkëmbore me qëllim devijimin e ujit. Ai është një investim shqiptar prej 8 mln eurosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›