E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras: 30% rroga më të ulëta unë dhe ministrat e mi!

Antonis Samaras

ATHINË – Kemi vetëm një padron, popullin grek . Sipas TM News, me këtë moto kryeministri i ri i Greqisë, konservatori Antonio Samaras, ka premtuar qeveri “ekzemplare” dhe “efiçente” për ta nxjerrë Greqinë nga kriza” në mbledhjen e tij të parë të qeverisë. Për të dëshmuar vullnetin e skuadrës së tij të re qeverisëse, e mbështetur nga e djathta, nga socialistët dhe e majta e moderuar “për të operuar në masat e mëdha që duhet të marr Smaras ka bërë të ditur se rroga e tij dhe e ministrave do të reduktohet në ” 30%” dhe se makinat blu “do të limitohen në minimumin e mundshëm”.

“Objektivi ynë është të bëjmë të dalë vendi nga kriza”, “duke e mbajtur në orbitën europiane”, ka pohuar kryeministri grek që pret mbështetje nga gjithë partnerët e vendit për tia dalë mbanë. Duhet të japim shembullin dhe të bëjmë efikase fjalën e dhënë në veprimin e qeverisë”, ka shtuar Samaras.     /M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›