Kodi, Bylykbashi: PS tentoi bllokimin e radhës

Komisioni i Reformës Zgjedhore
TIRANE- Komisioni per Reformen Zgjedhore ka mbyllur pa konsensus mbledhjen e pare pas zgjatjes se afatit nga ana e Kuvendit.
Palet nuk kane gjetur konsensus per dy ceshtje te rendesishme, KQZ dhe trajtimin e ankesave.
Ne mbyllje te mbledhjes, bashkekryetari i PD-se, Oerd Bylykbashi ka akuzuar PS per bllokimin e radhes, duke deklaruar se PS ka braktisur mbledhjen e komisionit per reformen zgjedhore.
“PS tentoi të bëjë bllokimin e radhës, të djegë edhe këtë afat tre javor, përdoret një afat për tu bllokuar puna, ndërkohë që detyrat janë mjaft të qarta dhe askush nuk mund të bëjë përtej rekomandimeve të ODIHR-it”- tha ai.
Sipas tij, detyra e sotme ishte që grupi i ekspertëve të pastronte dhe të nxirrte për miratim të gjitha amendamentet në lidhje me procedurat e administrimit të zgjedhjeve dhe ankimoret që janë tre kapituj dhe të reflektoheshin rekomandimet e ODIHR për teknologjinë në votim dhe numërim.
Mbledhja ka nisur ne oren 10.00 dhe vjen vetem nje dite pasi Kuvendi miratoi me 117 vota pro vijimit të punës së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Pune qe sipas Kuvendit do të vijojë deri më 12 korrik për të përmbyllur ndryshimet në Kod.
Komisioni i Reformës
Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili e nisi mandatin e tij që në muajin dhjetor dhe që mori dy herë shtyrje të afatit të tij, nuk arriti të miratojë një draft të plotë me pëlqimin e palëve pjesëmarrëse në të.
PD dhe PS ndahen në qëndrimet e tyre tek formula e kompozimit të KQZ-së, tek mundësia e ankimimit të çështjeve zgjedhore në KQZ sa herë dy anëtarë e kërkojnë atë, por dhe tek identifikimi i zgjedhësve përmes gjurmës