Inagurohet aksi Xhemal Tafaj, Basha nuk komenton liderin e ri të PD-së
Tiranë- Gjatë inagurimit të rikonstruksionit të rrugës Xhemal Tafaj në njëisnë numër 8 në kryeqytet, kreu i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha ka shmangur të komentojë mbi raportimet se ai mund të jetë pasardhësi i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Këtu jemi për punët e Bashkisë dh kur të kemi pyetje politike do kemi vende të tjera,- tha Basha për gazetarët e interesuar.
Në fjalën e tij Basha tha se Bashkia e Tiranës do të mbetet e përkushtuar për transformimin e kryeqytetit në një metropol evropian.
Mbetem i përkushtuar për të vijuar punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës, në çdo cep të qyteti të Tiranës në çdo kohë. Siç vizitojmë sot këtë bllok do të shohim të tjera punë të mira. Bashkia e Trianës, mbetet e përkushtuar për transformimin e qytetit,- tha Basha.
Sipas njoftimi zyrtar të bashkisë segmenti rrugor Xhemal Tafaj ka një gjatësi 444 m dhe kapi vlerën 23.8 milion lekëve.