E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 19 zjarrfikës vdesin pas zjarrit masiv në Arizona

SHBA- Të paktën 19 zjarrfikës vdiqën dje duke luftuar kundër një zjarri masiv në Arizona. 

Autoritetet amerikane bënë me dije se zjarrfikësit gjetën vdekjen në përpjekje për të shuar flakët e përhapura në kodrën Yarnell, rreth 120 kilometra në veriperëndim të qytetit Phoenix.

Shpërndarja e shpejtë e flakëve, ka bërë që dhjeta shtëpi të evakuohen nga zona. Zjarri i nisur të premten, ka shkrumbuar më shumë se 800 hectare teksa raportohet se është shpërndarë shpejt nga erërat dhe temperaturat e larta. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›