E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotet barbarisht mushkëria e Tiranës, liqeni plot me mbeturina (FOTO)

ndotje-liqeni-1Tiranë- Ai që është ambienti më me ajër të pastër që i ka mbetur Tiranës pas betonizimit masiv, Liqeni Artificial, ndodhet nën sundimin alarmant të ndotjes në pjesë të caktuara të tij.

Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim imazhe të marra pranë Liqenit artificial të Tiranës, ku siç edhe duket mbeturinat janë kthyer në zaptuese të mjediseve të gjelbërta.

Të hedhura pas asnjë kriter jashtë kazanëve, ato jo vetëm ndotin këtë mushkëri të Tiranës, por janë dëshmi e një mungese të theksuar kulture qytetare.

Imazhet janë dërguar në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com nga Rinalda Proko.

ndotje-liqeni-2Ndotja tek Liqeni Artificial

ndotje-liqeni-fbMbeturina hidhen kudo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›