E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia është anëtari i 28-të i BE-së. Josipovç: Hapim një kapitull të ri

kroaciaKroaci- Kroacia është bërë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, me turma të bashkuara duke festuar në kryeqytetin Zagreb.

Fishekzjarret ndriçuan qiellin teksa anëtarësimi u bë efektiv në mesnatë, me Presidenti Ivo Josipoviç duke e përshkruar ngjarjen si historike.

Ajo vjen pothuajse dy dekadash pas luftës brutale të Kroacisë për pavarësi. Por korrespondentët thonë se entuziazmi për BE-në në vend ka qenë i shuar nga kriza e Eurozonës dhe problemet ekonomike të Kroacisë.

“Mirë se vini në Bashkimin Evropian!”,- Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha në gjuhën kroate para turmës që brohoriste. Presidenti Josipovç tha se ishte “një ditë e madhe dhe e gëzueshme për atdheun tonë”. ”Kjo është ditë kur ne hapim një kapitull të ri në librin e trashë të historisë sonë”,- shtoi ai.

Më parë ai tha në një takim të udhëheqësve të BE-së dhe rajonal: “Anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian është konfirmim se secili prej nesh i takon grupit demokratik evropian dhe vlerave kulturore të tij”.

Kroacia është i pari shtet i ri anëtar i BE-së, që kur Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 2007. Ajo ka 10 vjet që kishte aplikuar.

Ndarja e Kroacisë nga Jugosllavia shkaktoi një luftë në vitet 1991-1995 për të siguruar pavarësinë e saj.

Por: “Vetëm shikoni se çfarë po ndodh në Greqi dhe Spanjë! Është kjo ku ne jemi drejtuar?”,- pyeti pensionist Pavao Brkanovic në një treg në kryeqytet.

Shqetësimet rreth korrupsionit kroat dhe krimit të organizuar mbeten në mesin e disa liderëve të BE-së dhe Kroacia ende nuk do të bashkohet me monedhën e vetme e as pa viza në zonën Shengen.

Por avokatët e anëtarësimit në BE thonë se pavarësisht nga kjo, rasti i tyre mbetet bindës. Dy të tretat e kroatëve kanë votuar në favor të anëtarësimit të vitit të kaluar.

Sakaq në ceremoni është i pranishëm edhe Presidneti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryesocialisti Edi Rama. Nishani do të zhvillojë edhe një takim me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›