Inagurohet godina e re e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit
Fakulteti i inxhinerisë ka dhe një godinë tjetër të re që do i shërbejë mbi 4100 studentëve. Kryeministri Sali Berisha pasi ka prerë dhe shiritin e ingaurimit ikurajoi studentët se përgatitja në universitet është kaq e rëndësishme sepse nga ky fakultet janë diplomuar ekspertë më të mirë urbanistikës dhe mjedisit. Kryeministri u tha studentëve se punët e tyre në sektorin e ndërtimit do jenë një zhvillim i qëndrueshmën edhe për brezat e ardhshëm.
"Fakulteti juaj ka një mision shumë të madh në zhvillimin e Shqipërisë. Për njeriun, për qytetarin, nuk ka asgjë më të rëndësishëm se mjedisi ku jeton, hapësirat që ne i garantojmë atij, kushtet, gjëra këto që ju i njihni shumë mirë. Por nuk duhet të harrojmë se ne jemi një vend i cili, pas pasurisë njerëzore, pas pasurisë së qytetarëve të vet, të rinjve dhe të rejave, pasuria më madhe janë ujërat e tij, ujëra të cilat rriten në bursën e ujërave botërore, me shpejtësi marramendëse, më shumë se çdo gjë tjetër në vlerën e tyre, ujëra të cilat ne jemi angazhuar, me gjithë potencialin tonë, t’i shndërrojmë ato në vlera madhore për qytetarët shqiptarë" shtoi Berisha.
Kryeministri tregoi interes edhe për punimet e e pedagogëve dhe studentëve të këtij fakulteti për planin urbanistik të Tiranës. Punimet janë të ekspozuara në ambjentet e brendshme të fakultietit. Investimi i godinës së re kap shifrën e 185 milion lekë financuar nga qeveria shqiptare.