E Diel, 1 Nëntor 2026

Korigjimi i testeve, probleme tek eseja dhe drejtshkrimi

Deri tani, nga testimet e korigjuara, pika më e dobët e maturantëve në këtë provimin e gjuhë-letërsisë është eseja, ndërsa marzhi i gabimit është më i madh në drejtshkrim.

Krejt ndryshe nga vitet e tjera, Ministria e Arsimit ka vendosur të bëjë publik rezultatet e parë dhe duke shfaqur në media se si po shkon korigjimi i provimit të maturës shtetërore.

Ndërsa për veprën e Sharl Bodler për të cilën janë maturantët janë shprehur të shqetësuar, vlerësuesit thonë se deri tani procesi ka ecur normalisht.
 

Drejtori i Agjencisë së Vlerësimit Alfons Harizaj bën të ditur se niveli i maturantëve që kanë marr vlerësim shumë të mirë është më i lartë se vitet e kaluara.
 

12 mijë teste janë vlerësuar deri tani ndërkohë që mbeten për tu korrgjiuar edhe rreth 30 mijë të tilla. Rezultatet e këtij testi pritet të dalin pas një jave që maturantët të jenë gati për provimin e matematikës.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›