Tiranë, festë për fëmijët e të burgosurave

Në kuadër të festës së 1 qershorit fëmijëve të burgosurave iu dhurua një ditë ndryshe.
Në burgun 313 u organizua një festë për të argëtuar fëmijët nën shoqërinë e nënave.
Të burgosurat u shprehen mjaft të kënaqura për aktivitetin e organizuar për fëmijët e tyre dhe nëpërmjet një përfaqësuese kërkuan realizimin e një amnistie për të qëndruar kështu pranë fëmijëve.
Në burgun 313 tashmë është kthyer në një traditë organizimi i aktiviteteve festive me rastin e 1 qershorit.