E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inagurohet restaurimi i Kullës së Sahatit

Ora e Sahatit të Tiranës tani kumbon si dhurata e mirësisë së madhe në një shtëpi të re apo me lindjen e një fëmije.
Këtë përqasje me urimin për fatsjellësinë e Tiranës bëri ambasadori amerikan Uithers në uljen e siparit të restaurimit të plotë dhe hapjes së Kullës së Sahatit për mbarë vizitorët. Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama dhe zëvendësministrja e kulturës vlerësuan këtë rimarrje të simbolit të Tiranës që është i veçantë ndryshe nga qytetet e tjera sepse është ndërtuar nga bashkësia e bamirësia e tregtarëve jo nga një person i vetëm.
Të pranishëm në ceremoninë e rihapjes së Kullës ishin artistë dhe intelektualë, profesionistë të restaurimit, gazetarë të mediave europiane dhe shumë të rinj kureshtarë që ngjitën me nxitim 90 shkalloret e lartësive 35 metra. Pas një restaurimi prej 3 muajsh Kulla e Sahatit tashmë është përfunduar. Kjo kullë, është ndërtuar me fondi prej 30 mije dollarësh të Ambasadës Amerikane, Institutit të Monumenteve dhe me fondin prej 3 milione lekesh të reja nga Ministria e Kulturës. Përveç restaurimit të piramidës së majës me bakër është ndërtuar edhe Muzeu i Kohëmatjes edhe dyqanin e sahatxhiut. Brenda muzeut të kohëmatjes do të ekspozohen fotografi, makete, sahatet e Shqipërisë, të tipit të vjetër, ato që dikur kanë qenë me tingull. Ky është restaurimi i dytë që i bëhet kullës mbas vitit 1928 Kulla e Sahatit është e hapur për turistët që prej vitit 1996.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›