Sejdiu: NATO-ja këmbëngulëse në mbështetjen e FSK-së
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha sot se NATO-ja është "këmbëngulëse për mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme, e veçanërisht mbështetjen e mëtejshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës".
Këto komente ai i bëri në një konferencë për gazetarët, pas kthimit nga Brukseli në Prishtinë. Zoti Sejdiu tha se i ka falënderuar ambasadorët e Këshillit të Atlantikut Verior për mbështetjen që NATO-ja i ka dhënë dhe po i jep Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për partneritet aktiv dhe bashkëpunim të thellë me NATO-n.
Ai ka vlerësuar se aleanca ka rol të dyfishtë: mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës dh të qytetarëve të saj, dhe rol në proceset integruese.