Greqia nuk do ta braktisë Eurozonën

Kryeministri grek Jorgos Papandreu gjatë vizitës në Bruksel theksoi se nuk vjen parasysh që shteti i tij ta braktisë Eurozonën. Papandreu pas takimit me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, deklaroi se ekziston "mundësia zero" që Greqia ta braktisë zonën e valutës së përbashkët evropiane.
Barroso shprehu gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të vepruar, por vetëm nëse kjo është e domosdoshme. Takimi i dy politikanëve u mbajt me kërkesë të kryeministrit grek vetëm një javë para takimit të Këshillit të Evropës, në të cilin do të merret vendimi përfundimtar për sigurimin e ndihmës eventuale për Greqinë.