Inati, i ve flaken komunes

TIRANE - Inati me kryekomunarin se nuk i jepte lejen e ndertimit ka bere qe t'i veje flaken nderteses. Zydi Alimadhi 31 vjec, eshte arrestuar gjate dites se djeshme pasi me nje bidon benzine ne dore ne gjendje te rende mendore, ka sperkatur muret e nderteses se komunes se Krrabes dhe i ka vene flaken. Me pas ai eshte larguar, por jo per shume kohe pasi eshte vene ne pranga nga uniformat blu. 31-vjecari Alimadhi kishte kohe qe i kishte kerkuar kryetarit te Komunes qe t'i jepte nje leje ndertimi, pasi do te ngrinte nje lokal. Por leja e saj, kishte kohe qe nuk jepej. Ne mbledhjen e fundit te mbledhjes se institucionit, ku ishin miratuar disa projekte, Alimadhi nuk kishte mundur serish qe te merrte dokumentin per te nisur ndertimet. Ai kishte shkuar ne shtepine e tij, kishte marre nje bidon me benzine dhe ishte nisur ne drejtim te nderteses se komunes. Me pas ai kishte sperkatur muret dhe i kishte vene flaken godines. Por zjarri eshte shuar shume shpejt nga ana e punonjesve qe ndodheshin aty. Keta te fundit kane pare dhe personin qe kishte hedhur benzinen dhe vene flaken.
Kryekomunari i Krrabes ka bere menjehere denoncimin ne polici dhe ne vendngjarje jane nisur efektivet e Komisariatit numer 1, se bashku me specialistet e Drejtorise se Policise. Ata kane bere te mundur qe te vene ne pranga te dyshuarit, Zydi Alimadhi 31 vjec, si dhe te marrin deshmite e personave qe ndodheshin ne vendin e ngjarjes dhe qe kishin dijeni. Burime zyrtare nga policia, bene te ditur se, Alimadhi ne momentin e venies se flakeve ka qene ne gjendje te renduar mendore, per shkak se nuk i ishte dhene leja e ndertimit. Lokali do te ndertohej ne qender te fshatit Krrabe.
Pas arrestimit, policia tha se, dosja me materialet hetimore i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "shkaterrimit te prones me zjarr".