Kur mbrohet betoni i Jugut
Ditet e fundit eshte sajuar nje debat i madh nga opozita mbi projektin e zhvillimit te integruar te Zones bregdetare te Jugut. Une si ekspert mjedisi nuk dua te hyj ne kendveshtrimet e ndryshme qe mund te kene njesi te caktuara te institucionit financues, por dua te shikoj aspektin pozitiv qe sjell ky projekt ne mbrojtjen e mjedisit shqiptar. Se pari, mendoj se cdo njeri sado dashakeqes qe te jete, eshte dakord qe nje zone turistike te zhvillohet mbi bazen e nje projekti integral ku percaktohet zhvillimi i zones, infrastruktura, bujqesia dhe kultura ne funksion te zhvillimit turistik. Shembuj te zhvillimeve turistike ala Haxhi Qamiliste, po projekte kemi me shumice, bregdeti i Durresit deri ne Golem eshte rezultati me i shemtuar i ketij modeli. Ky projekt i Bankes Boterore pergatit nje plan te perdorimit te tokes duke percaktuar nje vije te kuqe ne nje largesi nga deti ku nuk mund te ndertohet gjithashtu paraqet edhe zonat ku mund te nderhyhet me ngjyra dhe ato qe duhet te ruhen si pasoje e vlerave mjedisore. Dhe kjo zone pastaj i lihet ne dispozicion njesive te qeverisjes vendore per te percaktuar planet turistike dhe te zhvillimit te saj duke hequr kompetencat e centralizuara nga qendra. Por nuk e di se ku qendron interesi i Opozites qe ben kaq shume zhurme per abuzime, korrupsion etj., etj.
Per ta kuptuar kete po ju paraqes nje harte te ketij projekti te miratuar nga qeveria socialiste ne vitin 2005 ku paraqitet vetem nje zone e caktuar ku mund te ndertohet dhe pjesa tjeter eshte e pa studiuar. Menjehere mund te lindin mendime qe politika e djeshme eshte prekur ne krenarine e vet profesionale dhe nuk eshte dakord qe projektet e saj te hidhen poshte dhe te zevendesohen me harta te tjera, me komplekse dhe qe bejne nje miratim te perdorimit te tokes per gjithe gjirin e Jales. Por mbrojtesit e ketij projekti duhet te jene patjeter autoret e tij Lamja me shoke dhe jo kasnece te Grupit Parlamentar te PS qe flasin per ekonomine, naften, Gerdecin dhe tani per turizmin. Por problemi i vertete nuk eshte fare xhelozi profesionale, por mbrojtjen e interesave te klaneve ekonomike. PS dhe nje pjese e Grupit te saj parlamentar jane kthyer ne avokat te Firmave ndertues/botuese prane zotit Rama.
Ne katalogun e firmes "Edil al" te botuar ne vitin 2006, faqe 36, eshte reklamuar "Fshati Turistik i Jales", fshat rezidencial me ndertesa 2 dhe 3 kateshe, me nje siperfaqe prej 45 000 m², me siperfaqe rezidenciale 4100 m² dhe 2200 m², hotel i cili duhet te perfundonte sot ne vitin 2009. Pra ajo njolla e miratuar ne 2005 nga Lamja me shoke, nuk eshte asgje me shume se ky fshat turistik i miqve ndertues/botues te z.Rama, te cilet kane ngelur zbuluar nga miratimi i Projektit te Bankes Boterore. Ky eshte shkaku i vertete i armiqesise se PS me Projektin e Bankes Boterore pikerisht ne Jale dhe jo ne nje zone tjeter te bregdetit.
Ju zoterinj avokat te firmave te ndertimit nuk ju djeg mjekra per fshataret e shkrete qe ju kane prishur ndertimet pa leje, por per Edilet dhe kocilet qe kane humbur milionat e tyre te sigurta. Juve avokate te betonit, nuk beheni merak per 12 shtepi te prishura, apo per votuesit e tyre, por shqetesoheni per apartamentet e premtuara nga pronaret qe kane humbur nga zbatimi i ketij plani. Une vazhdimisht kam menduar se cfare e lidh zotin Rama me betonin, fillimisht dyshova mos eshte profesioni i tij i pare si pikturues muresh dhe ndertues skulpturash heroike. Por tani e kam kuptuar se ai eshte mik i betonit dhe betoniereve sepse eshte mik i ngushte i pronareve te tyre. Tani e kam kuptuar se pas cdo betonimi te nje siperfaqe ne Tirane apo bregdet qendron nje Mik ndertues i Partise Socialiste dhe kryetarit te saj. Tani e kam kuptuar se ryshfetet ne ndertim jane me te majme edhe ne natyre se ne ndonje fushe tjeter. Por sinqerisht me vjen keq per shumicen e kolegeve socialiste, qe jane njerez te nderuar dhe nuk mund te shprehin kundershtine e tyre per kete qendrim institucional te Partise Socialiste. Me vjen keq shume edhe per PS-ne, qe eshte kthyer ne nje Parti te betonizuar, jo nga mbyllja ideologjike, por nga rrethimi me ndertues dhe betoniere qe bejne ligjin ne te. Ndersa per disa 99-sha te rinj, mund t'ju them se edhe duke ndertuar edhe duke betonizuar, mund te shkaterrosh njesoj si me rruspe.
Tani e kam kuptuar se ryshfetet ne ndertim jane me te majme edhe ne natyre se ne ndonje fushe tjeter. Por sinqerisht me vjen keq per shumicen e kolegeve socialiste qe jane njerez te nderuar dhe nuk mund te shprehin kundershtine e tyre per kete qendrim institucional te Partise Socialiste. Me vjen keq shume edhe per PS qe eshte kthyer ne nje Parti e betonizuar, jo nga mbyllja ideologjike por nga rrethimi me ndertues dhe betoniere qe bejne ligjin ne te. Ndersa per disa 99-sha te rinj, mund t'ju them se edhe duke ndertuar edhe duke betonizuar, mund te shkaterrosh njesoj si me ruspe