Polici, ne pengmarrje pas sherrit

TIRANE - Merret peng nje 18-vjecar pasi ishte vene ne mbrojtje te motres se tij. Klevis K., 18 vjec, nga Petrela, eshte mbajtur peng per disa ore, naten duke gdhire dita e djeshme, pasi ishte zene me disa te rinj. Policia ka vene ne pranga shtate persona, mes tyre dhe nje efektiv policie te Komisariatit numer 4. Para se te merrej peng, 18-vjecari kishte pasur nje sherr me te rinjte. Lajmi eshte bere i ditur nga Policia e Tiranes, burime te se ciles thane se kane bashkepunuar dhe me Sherbimin e Kontrollit te Brendshem, per te vene ne pranga te dyshuarit. Hetimet jane bere per nje kohe te shpejte menjehere pasi, ishte denoncuar marrja peng e te riut. Gjithashtu policia ka sekuestruar dhe nje makine "Land Rover", me targa TR 3060 M, me ane te se ciles, ishte bere dhe largimi i tij nga Petrela.
Pengmarrja
Gjithcka kishte nisur disa kohe me pare. Njeri nga adoleshentet e arrestuar, i ngacmonte te motren pengut te tij. Vajza, e cila ishte ne vitin e dyte te shkolles se mesme, sipas policise, ngacmohej nga njeri prej te ndaluarve, F. T., qe ishte nje vit me i madh, ne vitin e trete. Por pas pak kohesh, kur ngacmimet ishin bere te padurueshme per adoleshenten, ajo i kishte treguar vellait te saj, dy vjet me te madh. Burimet nga policia, thane se, ne deshmine e dhene nga 18-vjecari Klevis K., ai kishte pasur disa here perplasje me te rinjte, pasi kishte kerkuar qe motra e tij, te mos ngacmohej. Por mbremjen e dy diteve me pare, ai se bashku me nje shok te tijin, kane shkuar qe te sqaroheshin me 17-vjecarin F. T., per t'i kerkuar qe te mos ngacmonte me, vajzen 16 vjecare. Por ne vend qe te sqarohej, gjashte te rinjte se bashku me policin Robert Luzi, 22 vjec, e kane marre ate dhe e kane hipur ne makine. 18-vjecari tjeter, ka mundur te lajmeroje familjen e shokut dhe keta te fundit kane njoftuar policine.
Arrestimet
Menjehere kane nisur hetimet dhe ne pranga jane vene, Robert Luzi, 22 vjec, punonjes policie ne Komisariatin e Policise numer 4, Armando Disha, 24 vjec, Ernaldo Matraxhi, 18 vjec, Klodian Cakmashi, 20 vjec dhe adoleshentet me inicialet, F. T, 17 vjec, E. Q, 18 vjec dhe A. D, 17 vjec, te gjithe nga Tirana. Arrestimi i tyre eshte bere dje, ne fshatin Petrele, pas nje grindje midis adoleshenteve F. T. dhe Klevis K, 18 vjec lindur dhe banues ne fshatin Petrele Tirane. Te arrestuarit kane marre forcerisht te riun K. K, duke e detyruar te hipte ne automjetin tip "Land Rover", ne pronesi te babait te njerit prej te arrestuarve. Ndaj tyre, jane ngritur akuzat e "heqjes se paligjshme te lirise", kryer ne bashkepunim si dhe "kanosjes".
Te arrestuarit
Robert Luzi, 22 vjec
Armando Disha, 24 vjec
Ernaldo Matraxhi, 18 vjec
Klodian Cakmashi, 20 vjec
F. T., 17 vjec
E. Q., 18 vjec
A. D., 17 vjec
Hetimet
Burime nga Policia e Tiranes, thane se hetimet jane bere nga efektivet e sektorit te Krimeve Kunder Jetes, ne bashkepunim me seksionin e SHKB, si dhe sherbimet policore te Komisariatit te Policise numer 1, qe bene te mundur zbulimin dhe arrestimin e tyre.
Sekuestrimi
Gjate arrestimeve policia tha se, si prove materiale eshte sekuestruar automjeti tip "Land Rover" me targa TR 3060 M, qe dyshohet se eshte perdorur per te transportuar dhe mbajtur peng te riun. Policia tha se, ndaj te rinjve jane ngritur dy akuza.