Zhdukja e 9-vjecarit, dyshohet rrembimi

Mirdite- Dyshime te forta se femija 9-vjecar Olsi Gega, eshte rrembyer per qellime trafikimi dhe transplant organesh. Vogelushi qe njihej si shurdh-memec figuron i humbur prej 11 ditesh dhe kerkimet ne zonen e Fanit dhe fshatit te tij Dardhas, kane rezultuar negative. Por eshte deshmia e te afermeve te te miturit, qe diten e djeshme kane vene ne alarm Komisariatin e Mirdites. Pamundesine e nenes se vogelushit, qe pervecse eshte e varfer dhe e ve, ka dhe probleme shendetesore, i jane pergjigjur te afermit e familjes. Dyshimi per rrembim eshte denoncuar diten e djeshme ne komisariat, nga dy kusherinj qe banojne ne Rubik. Ata kane kontaktuar me nje prej oficereve te policise, ku edhe kane sqaruar se e ndermarrin nje iniciative te tille, pasi askush nga familja e mbetur e Olsi Geges nuk e ka nje mundesi te tille. Kjo, sepse babai i tij ka vdekur ne nje aksident rrugor disa vite me pare, ndersa nena e ka te pamundur per te levizur nga fshati, per shkak te varferise se tejskajshme dhe gjendjes se renduar shendetesore.
Denoncimi
Burime nga Komisariati i Policise se Mirdites konfirmojne se, kane qene dy te aferm te femijes Olsi Gega, qe kane deklaruar disa nga dyshimet e tyre. Ata kane kerkuar qe te mbeten anonim, per shkak te rrezikshmerise qe paraqet nje deshmi e tille, por kane kembengulur se tashme eshte e vertetuar se ne afersi te fshatit te thelle malor, eshte pare nje fuoristrade ngjyre ulliri, e cila kthehej ne rrugen rurale qe lidhet me fshatin Dardhas diten e ngjarjes. Kjo makine ka ndaluar sapo ka pare elektricistin e zones, P. Picaku dhe nje grua, e cila eshte e aferme e familjes se Olsi Geges. Personat ne makine, qe dukeshin se kane qene tre te tille, kane pyetur se nga shkonte rruga per ne Kosove, pasi kane treguar se kishin humbur orientimin. Te nesermen ne mengjes, eshte njoftuar edhe humbja e femijes, i cili ishte zhdukur nje nate me pare, pikerisht ne kohen kur eshte pare edhe fuoristrada misterioze, targat e te ciles askush nuk i ka shenuar.
Dyshimet
Dyshimet shtohen edhe me tej, per faktin se familja Gega eshte nder me te varfrat ne zone. Me gjithe kerkimet disa ditore ne zone, banoret dhe policia nuk mundesoi dot gjetjen e vogelushit, apo te zbulonin gjurme te tij. Nuk dihet me saktesi se cfare qendrimi do te mbaje policia, ndonese u bene 11 dite, qe femija Olsi Gega eshte zhdukur dhe askush nuk di gje per fatin e tij. Burime zyrtare konfirmuan regjistrimin e denoncimit dhe fakteve te reja te servirura nga deshmitaret.
9 Vjec Eshte femija i humbur ne fshatin Dardhas, ne Fan te Mirdites. Olsi Gega kishte dale per te percjelle xhaxhane e tij ne mal, por me pas nuk eshte kthyer me ne shtepi, pervec qenit te tij, qe e shoqeronte.
11 Dite Kerkime pa asnje gjurme te vogelushit te humbur ne rrethana misterioze dhe qe kishte probleme shendetesore, pasi ishte shurdh-memec. Familja denoncoi humbjen dhe dje kane dale fakte te reja per nje rrembim.