E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet Kukes-Krume dhe fillon rruga e Shishtavecit

Kryeministri Berisha inauguroi dje ne Kukes, rrugen qe i con banoret e ketij qyteti ne Krume. Kjo rruge perfundoi dje dhe ka nje gjatesi prej 27 kilometrash dhe vlere 277 milione leke, te financuara nga buxheti i shtetit. Berisha tha se rruga Kukes-Krume, ploteson nje nga segmentet me jetike te unazes Verilindore dhe Juglindore te vendit, qe nis nga Tropoja dhe perfundon ne Delvine, duke i dhene nje "frymemarrje" me te gjere, te gjitha komunave te perfshira ne kete zone. Po dje kryeministri, inauguroi punimet per fillimin e ndertimit te rruges se Shishtavecit. Sipas tij, Kukes-Krume se bashku me rrugen e Shishtavecit, perbejne investime madhore per Shqiperine turistike. Po keshtu sipas Berishes, keto rruge te reja permbushin premtimin elektoral, qe te gjitha komunat e ketij vendi do te lidhen me rruget kombetare nepermjet rrugeve te asfaltuara dhe te gjitha fshatrat e ketij vendi, do te lidhen me qendrat e komunave me rruge te asfaltuara. Kryetari i qeverise gjate inaugurimeve te bera, gjeti rastin te pershendes banoret e Kukesit, per fitoren e thelle qe arriti Partia Demokratike ne kete zone te vendit. PD arriti qe ne zgjedhjet e qershorit, te marre tre nga kater deputet qe ka Qarku i Kukesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›