Berisha: Rama, humbes e uzurpues
Fatjona Mejdini
Edi Rama, eshte i verbuar nga urrejtja ndaj kombit te tij, prandaj dhe shqiptaret nuk e votuan ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Kjo ka qene deklarata qe beri kryeministri Berisha, gjate disa inaugurimeve te bera ne qytetin verior te Kukesit. Kryeministri pergjate fjales se tij, vuri theksin ne faktin se ai kishte kaluar permes rruges se re dhe i ishte kujtuar deklarata e bere nga kryetari i PS-se, Edi Rama, i cili thoshte se Durres-Kukes eshte rruga e asgjekundit. "Pasi 'volli' vrer, tonelata shpifjesh dhe trillimesh, pasi perdori bashke me te tjere ne menyren me monstruoze, institucionin e akuzes, duke e shnderruar ate ne nje turp ordiner, nxori tezen famekeqe, se kjo eshte rruga e asgjekundit", theksoi Berisha. Sipas tij, Rama nuk ben llogarine se gjysma e Kosoves eshte gjysma e kombit tone dhe te gjithe banoret ku kalon kjo rruge, e meritonin plotesisht ate. Berisha theksoi se kete deklarate, mund ta bente vetem nje humbes i madh si Rama. "Te deklarosh se kjo eshte rruga e asgjekundit, sic beri humbesi i shqiptareve, i cili meritonte te humbiste dhe shqiptaret i dhane atij ate qe meritonte, do te thote te jesh verbuar nga urrejtja dhe armiqesia ndaj kombit tend", theksoi Berisha, duke theksuar faktin se shqiptaret nuk e votebesuan Ramen ne 28 qershor. Kryeministri deklaroi se aktualisht ne rrugen Durres-Kukes, kalonin mbi 12 mije automjete ne dite. Sipas Berishes, nje njeri si Rama, qe nuk e merr parasysh kete statistike mund te quhet nje "hic i hiceve". "Une ju garantoj ju, se nuk do te jete e larget dita, qe ne kete korridor te qarkullojne 20 apo 24 mije automjete ne dite. Ky do te jete korridori i shqiptareve, korridori i Ballkanit, i cili do t'u ofroje distancen me te shkurter dhe sherbimin me te mire edhe kombeve fqinje", deklaroi kryeministri. Sipas Berishes, ishte e tepert te merreshe me Edi Ramen, pasi shqiptaret e kishin vendosur ate ne banesen e harreses dhe humbjes dhe i kishin dhene atij, te drejten te vazhdonte projektin e tij evropian ne te gjithe Shqiperine. Ai i premtoi banoreve te Kukesit se cdo rruge e ketij qarku, do te asfaltohej dhe kjo do te ndodhte ne cdo pjese te Shqiperise. Berisha kujtoi premtimin e bere per rruge te shkurtra te komunave drejt rrugeve nacionale dhe theksoi, se tashme kjo po behej realitet. Po keshtu kryeministri premtoi uje 24 ore, ne te gjithe vendin. Sipas tij, qeveria eshte e vendosur te bej transformimin e plote te Shqiperise dhe ta nxjerre nga prapambetja shekullore. "Le te vazhdojme se bashku kete projekt, me te cilin do ta shkepusim Shqiperine me shpejtesine me te madhe, nga prapambetja shekullore e trasheguar. Do ta bejme Shqiperine nje vend modern, me nje infrastrukture realisht evropiane", premtoi Berisha. Kryeministri theksoi se qeveria do te procedonte me reformat me shpejtesi, duke i permiresuar jeten qytetarit ne cdo vend qe ai ndodhej. Sipas Berishes, nje vemendje e vecante do t'i kushtohej edhe bujqve ne te gjithe vendin dhe qeveria do te hartonte nje plan te qarte, per te bere subvencionimin e produkteve qe ata do te mbillnin ne token e tyre. Kryeministri deklaroi se ne kete menyre mundesohej punesim dhe stimulohej prodhimi vendas.