Poni: Leternjoftimet, bie fluksi, masa shtrenguese
Gjysma e popullsise, e cila ka kaluar 18 vjec, eshte pajisur me kartat e reja te identitetit. Kjo eshte e dhena qe jep zevendesministri i Brendshem, Ferndinad Poni, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone". Por sipas Ponit, ritmi ka rene pas perfundimit te zgjedhjeve dhe qytetaret, nuk gjejne me nje motiv personal pse t'i terheqin ato. Nisur nga ky fakt, zevendesministri propozon rivendosjen e shtrengimeve sociale, per te gjithe ata qytetare qe nuk pajisen me keto dokument. Nga ana tjeter, Poni shprehet se procesi i pajisjes se qytetareve me pasaporta biometrike, po ecen mire dhe se Ministria pretendon qe ne fund te ketij viti te pajise 200 mije qytetare me to. Per te, reformat e qeverise, kryesisht tek identifikimi, kane bere qe Shqiperia ndonese nuk eshte nje vend kandidat, e pretendon liberalizimin e vizave, njesoj si vendet e rajonit te cilat kane vite me kete status.
Si po ecen procesi i pajisjes se qytetareve, me kartat e reja te identitetit? Sa eshte shifra e atyre qe jane pajisur me to?
Gjysma e qytetareve jane pajisur me keto karta, mbetet edhe gjysma tjeter e popullsise mbi 18 vjec, te cilet nuk kane aplikuar per leternjoftimin elektronik. Pergjithesisht ata qe aplikojne arrijne ta marrin kete dokument, jo me vone se dy jave nga koha e aplikimit. Por ajo qe vihet re eshte se keto tre jave pas zgjedhjeve, ka pasur shume pak aplikime. Qytetaret kane pasur me shume interes t'i terheqin keto dokumente perpara zgjedhjeve dhe tani aplikimet kane rene ne menyre drastike. Ne keto tre jave, mund te flitet per 25 deri ne 30 mije aplikime. Kjo eshte nje shifer qesharake ne lidhje me kapacitetet qe ne disponojme, sepse kaq sa jane kerkuar ne tre jave ne mund t'i prodhojme brenda nje dite. Ne kemi strukturen e duhur dhe iu kemi krijuar qytetareve qe ne kushtet e komoditetit, te arrijne te aplikojne dhe te marrin leternjoftimin elektronik. Edhe tani shperndarja vazhdon te behet prane cdo bashkie dhe komune, gje qe te them te verteten, nuk kishte pse te behej dhe nuk ishte e percaktuar ne kontraten me kompanine. Por ne falenderojme kompanine, e cila na i dha kete mundesi per t'iu pergjigjur edhe kerkesave politike. Sepse nuk ishte e thene qe ne nje komune me 200-300 banore, te ngihej nga nje stacion per aplikim. Nisur nga kjo, ne dalim ne konkluzionin se nga pikepamja teknike procesi po ecen shume mire dhe eshte i lehte per qytetaret, kudo qe ata ndodhen. Por ne mendojme se ne kushtet e mungeses se motivimit dhe nje motivi personal, Ministria mbeshtet sot tezen qe te kete nje lloj shtrengimi, per te gjithe qytetaret te cilet duhet te marrin leternjoftimin, i cili eshte me se i domosdoshem. Ne kete kuader ne jemi duke rivleresuar faktin qe ta riveme perseri vendimin e 7 janarit, i cili parashikon shtrengesa ne sherbimet sociale dhe financiare, ne kushtet e nje dokumenti qe verifikon identitetin si leternjoftimi elektronik.
A nuk do te ishte zgjidhje per kete problem, heqja nga qarkullimi i certifikatave personale?
Vendimi i qeverise qe eshte ne fuqi, sanksionon se ai qe ka leternjoftimin elektronik, nuk ka nevoje per nje tjeter mjet per te vertetuar identitetin e tij edhe te kete certifikate. Por nese kerkohet te vertetohet nje lidhje familjare ose te tjera elemente, per kete gjendjet civile kane dokumente te tjera. Ne kerkojme qe pas fundit te ketij viti, leternjoftimi elektronik te jete i vetmi dokument per identifikimin e personave. Por aktualisht certifikatat qendrojne ne qarkullim, per te mos penguar qytetaret qe ende nuk e kane leternjoftimin. Aktualisht nje pjese e bankave qe i perkasin sektorit privat, kane filluar te pranojne si te vetmin dokument, kartat e identitetit dhe ky eshte nje hap shume pozitiv. Leternjoftimi ka nje avantazh nga certifikata, sepse ka ne te numrin e identitetit te qytetarit dhe kjo eshte shume pozitive per te qene nje dokument i sigurt i identitetit te qytetareve.
Si po ecen shperndarja e pasaportave biometrike tek qytetaret?
Me duhet te them se per momentin, shperndarja e pasaportave te reja ecen me intensitetin e leternjoftimeve elektronike. Ne aktualisht jemi ne ritmin e 1.500 aplikimeve ne dite, por sistemi qe ne kemi ngritur per t'i prodhuar ato, eshte shume i larte. Ne kete kuader mund te them se ne, kemi mundesi te prodhojme brenda nje dite jo me pak se tre mije pasaporta te reja. Por gjithsesi ritmet e shperndarjes, jane dukshem disa here me te larta se sa kane qene me pare, per shperndarjen e dokumenteve te identitet. Ne jemi dyfish mbi realitetin, ama jemi dyfish nen kapacitetin tone. Por ne jemi krenare qe i kemi dhene Shqiperise nje sistem modern te dokumenteve te identifikimit dhe brezit te fundit te teknologjise. Eshte per t'u pershendetur fakti qe ne kemi arritur te shperndajme pasaporta te nje cilesie kaq te larte, ne cdo komune te vendit. Me keto ritme qe po ecet, ne mund te shkojme brenda dy-tre muajve ne 100 mije pasaporta biometrike te shperndara, ne te gjithe vendin, ndoshta deri ne fund te vitit pse jo te shperndajme 200 mije pasaporta, qe eshte nje numer i konsiderueshem. Nisur nga kjo duhet t'u lutemi qytetareve te kuptojne, se pasaportat e reja jane shume here me te mira se pasaportat qe ata aktualisht mbajne. Po keshtu me pasaportat e reja, mbahet nje qendrim shume me adekuat ndaj qytetareve shqiptare nga ana e nderkombetareve. Po keshtu ky qendrim pozitiv mbahet edhe ndaj qytetareve, te cilet perballen me ambasadat dhe konsullatat. Por ne marreveshjen koncensionare qe ne kemi lidhur, parashikohet qe deri ne fund te vitit 2010, te jene zhdukur te gjitha pasaportat e vjetra nga qarkullimi dhe te procedohet vetem me te rejat. Keshtu ne jemi te bindur se keto pasaporta, nuk do te "rrojne" me shume se fundi i vitit 2010. Prandaj ne i bejme thirrje, t'i marrin ato sa me shpejt dhe mos ta lene kete procedure ne momentin e fundit.
Si i konsideroni hapat e deritanishme te qeverise ne shperndarjen e dokumenteve te identitetit, krahasuar edhe me vendet e tjera te rajonit, duke qene se kane qene nje nga kushtet kryesore per liberalizimin e vizave?
Ne kemi rastin e Maqedonise, e cila liberalizimin e vizave e merr gati mbas 4 vitesh si shtet kandidat per ne Bashkimin Evropian. Ne nuk jemi ende nje vend kandidat dhe kemi shpresa te mira se marreveshjen e liberalizimit do ta marrim ne nje kohe te njejte me ta, ose me pak diference. Kjo nenkupton edhe shpejtesine e madhe me te cilen ne kemi kryer reformat. Bisedoi: Fatjona Mejdini