Inaugurohet Parku Fotovoltaik i Karavastasë, synohet 30% e prodhimit me energji diellore deri në 2030

Sektorit energjetik sot iu shtua Parku Diellor i Karavastasë, i cili bën të mundur që volumet e prodhuara të energjisë fotovoltaike të arrijnë 10 për qind te volumit total të prodhuar.
Rritja graduale e prodhimit të energjisë diellore në vitet e fundit synon rritjen e sigurisë së furnizimit me elektricitet për konsumatorët.
Sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qëllimi final është që deri në vitin 2030, prodhimi i energjisë diellore të arrijë 30 për qind të totalit.
Ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë foli edhe për projektet e reja në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë në fushën e energjisë.
Znj. Balluku e cilësoi vitin 2025 si një gur kilometrik sa i përket çmimit të ofruar për abonentët, pasi në ndryshim me rajonin dhe me gjerë, ku çmimet u rritën, Shqipëria mundi ta ulë atë me 10,5%.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/