E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje atlet i njohur ne Gjirokaster nxit te rinjte te merren me stervitje

Ne Shqiperi vecanerisht ne qytete e vogla i kushotohet pak kujdes shendetit trupor. Por ne Gjirokaster Nikollaq Muco nje atlet i njohur kerkon qe te sfidoje kete realitet duke nxitur jo vetem stervitjen e te rinjve por edhe nje fushate per luften ndaj perdorimit te dopingut nga sportistet. Atleti Muco eshte fitues nderkaq i dhjetera medaljeve ne gara te ndryshme te Bady Billding ne bote.

Gjendja e veshtire ekonomike i ben shume nga qytetaret shqiptare te lene pas kujdesin per shendetin trupor . Kjo duket menjehere ne qytetet jashte Tiranes kur ne morine e bizneseve te celura mungojne gati teresisht palestrat apo qendrat e stervitjeve fizike. Por ne Gjirokaster Nikollaq Muco nje atlet me pervoje kerkon ta sfidoje kete realitet. Prej disa vitesh ai nxit dhjetera te rinj te apasionuar pas sporteve te forces te angazhohen ne stervitje. Gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopulli thote per za se Nikollaqi me vlerate tij si sportist perpiqet tia dale me se miri ketij misioni.

Nikollaq Muco thote se e ka ngritur qendren me parate e siguruara si emigrant ne Greqi . Pasioni i tij per mbajtjen e trupit ne forme nisi ne femijerine e tij gjate viteve te regjimit komunist .Sot kur ai po shkon drejt te pesedhjetave eshte kthyer nga konkurime dinjitoze ne ngjarjet e medha te Bady Billding ne vende te ndryshme te botes me dhjetera medalje.


Ky sport thote gazetari Papadhopulli eshte pak i njohur ne Shqiperi por mbajtja ne forme e trupit nga shqiptaret dhe deshmia e forces fizike eshte ne traditen e tyre historike .
Gjate viteve te regjimit ky ishte nje sport borgjez dhe revisionist thote me tej zoti Papadhopulli ndersa tani admirohet nga qindra te rinj.

Nikollaq Muco kerkon gjithashtu qe krahas nxitjes se stervitjes fizike ti ndergjegjesoje te rinjte te mos marrin substanca kimike per te mbajtur ne forme trupin e tyre. Ne te gjitha garat ku ai ka konkuruar e ka vleresuar kete vyrtit te larte natyral te sportit duke krijuar madje edhe nje shoqate te luftes ndaj perdorimit te dopingut nga sportistet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›