Inaugurohet nënstacioni elektrik në Fier
Kredia prej 17.9 milion euro është realizuar nga kompania kroate Koncar. Për të tre nënstacionet 220 kV Fier, Tirana1, dhe Elbasan1, është kryer zëvendësimi i të gjitha pajisjeve primare të vjetruara , me pajisje të reja të teknologjisë bashkëkohore.
Projekti për nënstacionin e Fierit konsiston në realizimin e një sistemi të ri të kontrollit, mbrojtjes e monitorimit të të gjitha daljeve 220kV, 110kV, 35 kV, një sistem të ri automatik të kompjuterizuar të kontrollit të nënstacionit, instalimin e paneleve të kontrollit dhe mbrojtjes në sallën e komandës si dhe kalime të reja për lidhjen e sistemit të ri të releve të kontrollit dhe mbrojtjes.
Ky projekt është pjesë e një programi për rehabilitimin e plotë të të gjitha nënstacioneve të vjetër të Sistemit të Transmetimit, që ka për qëllim rritjen e jetëgjatësisë së funksionimit të tyre. Projekti që u inaugurua është i një rëndësie të veçantë dhe për faktin që ai përfaqëson rehabilitimin e tre nënstacioneve që furnizojnë tre rajonet më të rëndësishme të konsumit të energjisë elektrike dhe që janë njëkohësisht nënstacionet 220 kV më të vjetër, të ndërtuar përkatësisht; nënstacioni Tirana 1 në vitin 1971, nënstacioni Elbasani 1 në vitin1972 dhe nënstacioni Fier në vitin 1967.
Nënstacioni i Fierit është nyja prej nga furnizohet me energji elektrike e gjithë zona Jugore e vendit, përfshirë zonën bregdetare turistike nga Divjaka deri në Butrint. Duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm ndërtimin e këtij nënstacioni, Kryeministri Berisha theksoi se energjia mbetet përparësi e të gjitha përparësive, ndaj qeveria po lëviz fuqishëm në dy drejtimet themelore të kësaj fushe, në prodhimin dhe në transmetimin e saj. Kryeministri Berisha theksoi se rikonstruksionet e tre nënstacioneve, Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, janë të një rëndësie jetike për furnizimin me energji të 80% të banorëve të Tiranës, të të gjitha banorëve të qarkut të Elbasanit, të të gjithë banorëve të Fierit, Vlorës dhe jugut të vendit në tërësi.
“Ky projekt, përbën një zhvillim të ri madhor, shkëputjen nga një teknologji e prapambetur e viteve 60-70 dhe rivendosjen në këto nënstacione të teknologjisë më bashkohore”, u shpreh Kryeministri. Kryeministri theksoi faktin se ndërtimi dhe rindërtimi i një infrastrukture energjetike përben kushtin më themelor për mbështetjen, vitalizmin, zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe zhvillimin në tërësi dhe theksoi se vetëm dy vitet e fundit në linjat e transmetimit dhe nënstacionet janë investuar në vend rreth 240 milion euro. Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi më tej se këto investime janë jetike për faktin se çdo muaj një burim i ri energjetik lidhet me rrjetin e transmetimit të energjisë dhe në një hark të shkurtër janë ndërtuar në vend dhe rindërtuar 46 hidrocentrale, 100 të tjera janë në ndërtim e sipër qindra të tjera presin për të filluar punimet apo për tu ndërtuar. /Start/
2012-06-18 14:35