Fier, specialistë për zbulimin e “tërmeteve”

Menjëherë pas situatës së krijuar, z.Pesha kërkoi të ulte në një tryezë palët e konfliktuara duke u munduar që banorët e zonës dhe përfaqësuesit e kompanisë së naftës të gjejnë frymën e dialogut në mënyrë që të mos ketë incidente të rënda. Pasi dëgjoi pretendimet e të dyja palëve, kreu i AKBN-së, deklaroi se do të ngrihet një grup pune me specialistë të fushës për të zbardhur fenomenin.
Banorët e komunitetit akuzojnë kompaninë e naftës Benkers Petroilum si përgjegjëse për dëmtimin e shtëpive të tyre. Z.Pesha bëri me dije se në grupin e specialistëve të fushës do ketë përfaqësi edhe nga fshatrat e Komunës së Zharrës.
“Ky është një fenomen i cili kërkon një shpjegim shkencor, Ky fenomen duhet studiuar me kujdes nga specialistë të pavarur të cilët do të jenë pjesë e grupit të punës së bashku me përfaqësuesit tuaj. Kompania pretendon se nuk është ajo shkaktare e këtyre lëkundjeve. Nëse nga studimi i fenomenit shkaktar do të dalin operacionet hidrokarbure që kryen kompania, atëherë marrëveshja hidrokarbure dhe ligji janë shumë të qarta për përgjegjësitë që merr kompania. Në të kundërt organet përkatëse shtetërore në bazë të ligjeve përkatëse do të angazhohen për të marrë masat e nevojshme në favor të banorëve”, tha, z.Pesha duke i siguruar banorët se AKBN është në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit me përpikëri të ligjit.
“Komunikimi jonë do të vazhdojë të jetë I hapur për këtë dhe çështje të tjera”, vijoi ai. Ndërsa banorët nga ana e tyre I premtuan z. Pesha se nuk do të ketë më protesta. Pas këtij takimi, kreu i AKBN-së, zhvilloi edhe një takim me nëndrejtorin e Policisë dhe njëkohësisht me kryetarin e komunës së Zharrës për t’u informuar rreth situatës së krijuar pranë ambienteve të punës, ku disa banorë derdhën një sasi nafte.
Ndërkohë, prej dy ditësh situata është e tensionuar në këtë zonë, teksa policia ka shoqëruar disa prej tyre. Policia ka arrestuar shtetasit Kastriot Beluli 45 vjeç dhe Gentjan Asllani, 38-vjeç, të cilët akuzohen se kanë derdhur një sasi prej 1 mijë tonë naftë bruto nga depozitat e naftës së kompanisë kanadeze. Protesta e banorëve nisi për shkak se firma ka kryer shpërthime nëntokësore për hapjen e puseve të reja, çka ka shkaktuar dëmtime të shtëpive të banorëve. /Start/
2012-06-18 15:36