E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e ambasadorëve!

Ai tha se ditët në vazhdim janë vendimtare për përmbylljen e këtyre reformave.

"Deri më tani është bërë punë shumë e mirë për reformën zgjedhore nga komisioni i drejtuar nga dy bashkëkryerët dhe nga spektri politik. Është një punë e bërë edhe në bashkëpunim me OSBE/ODIHR-in. Është e rëndësishme që të ndërmerren edhe hapat e fundit për përfundimin e reformës zgjedhore”, theksoi Wollfarth.

Ai kërkoi që hapet që do të hidhen të jenë të mirëkonsultuara për reformën zgjedhore. "Dy janë çështjet që duhet trajtohen: ajo e kompozimit të KQZ-së dhe mënyra se si duhet të trajtohen ankimimet, pas përfundimit të zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme të ndërmerren këto hapa të fundit për përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore, që të kemi një kod përfundimtar të një cilësie të lartë", u shpreh Wollfarth.

Edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Karola Myller-Holtkemper, kërkoi përmbylljen e reformave të mbetura nga klasa politike shqiptare. “Reforma e kodit zgjedhor, reforma parlamentare, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në tërësi, pra, krijimi i shtetit ligjor, këto janë detyrat që duhet të përmbushen në rrugën e përafrimit me BE. Ne do të ndjekim me shumë kujdes progresin dhe – ky është premtim – nëse do të ketë një të tillë, do ta vlerësojmë atë”, tha ajo për DW.

Ambasadorja Holtkemper, vlerësoi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. “Parlamenti shqiptar zgjodhi Presidentin e ri në një proces kushtetues dhe kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që ne dhe të tjerë kishim shpresuar të arrihej konsensusi. Bujar Nishani më duket një zgjedhje e mirë, unë i kam shprehur atij urimet e mia. Përvoja e bashkëpunimit me të kanë qenë pozitive, qoftë si ministër Drejtësie ashtu edhe si ministër i Brendshëm. Ishte një bashkëpunim besimplotë, transparent dhe rezultativ. Unë jam optimiste që, si President, ai do të përpiqet të përfaqësojë vërtet unitetin e popullit”, shtoi ajo./Start/

                                                                                             2012-06-18 15:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›