E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore ne pranga 7 zjarrevenes

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 7 persona ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë të akuzuar për shkatërrim të pronës me zjarr. Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se u arrestuan në flagrancë Llambi Paguni 49 vjeç, Kristo Valera 41 vjeç, Spiro Valera 64 vjeç, Spiro Buzuka 49 vjeç,
Dhimitër Stillo 50 vjeç, Irakli Buzuka 48 vjeç, Sotir Paguni 47 vjeç nga fshati Livinë i Delvinës, ndërsa u shpallën në kërkim Kristo Papa 24 vjeç dhe Petro Valera 34 vjeç. Arrestimi i tyre erdhi pasi në bashkëpunim me njëritjetrin i kanë shkatërruar me zjarr duke e spërkatur me benzinë e më pas duke i vënë flakën mjetin tip skrep, në pronësi të subjektit të shfrytëzimit të inerteve në
fshatin Livinë të Delvinës. Gjithashtu në vend janë gjetur dhe sekuestruar edhe një disa kallëpe lënde shpërthyese tritol me detonator të pashpërthyera të vendosura në mjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›