Ishte nisur për në punë, 30-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën në aksident
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një 30-vjeçar shqiptar në një aksident në Patra.
Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patra, teksa shqiptari ishte nisur për në punë.
30-vjeçari ishte duke lëvizur me motor, ku për shkaqe që nuk dihen ende është përplasur me pjesën e prapme të një makine. Nga aksidenti i riu, babai i një fëmije të vogël, ka goditur fort kokën.
Edhe pse shqiptarit iu ofrua ndihma e parë, ai ndërroi jetë në vendin ku ndodhi aksidenti. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
