Incesti, adoleshentja braktis foshnjen

Elbasan- Adoleshentja qe denoncoi incestin dhe pretendoi se u perdhunua nga djemte e xhaxhait te saj. M. Cullhaj, me banim ne fshatin Plangarice te komunes Funar ne Elbasan, ka lindur para tre ditesh nje bebe te seksit femer. Sipas mjekeve, nena e re ka kryer lindje normale dhe foshnja gezon shendet te mire. Ajo ka qendruar me beben vetem dy dite. Me pas, e ndihmuar edhe nga prinderit, eshte larguar per ne fshatin e lindjes duke e braktisur vajzen ne maternitet. Ky ka qene nje vendim i paramenduar nga 18-vjecarja dhe prinderit e saj. Ata kishin lajmeruar se nuk do ta merrnin ne shtepi, frytin e ardhur ne jete nga marredhenia e vajzes me djemte e xhaxhait. Te dyshuarit Mondi dhe Bukurosh Cullhaj, gjenden nen akuzen e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura" dhe incestit, ndersa nje prej tyre eshte shpallur ne kerkim.
Personeli i maternitetit e ka vendosur vogelushen ne dhomen e vecante dhe po e ushqejne me qumesht special. Ndaj bebes se braktisur, kane filluar procedurat e biresimit. Burime nga materniteti i Elbasanit pohuan se pas qendrimit disa dite ne spital, femija do te dergohet ne nje nga shtepite e femijes ne qytet. Pritet qe vogelushja te merret ne dorezim nga motrat e "Nene Terezes", qe ushtrojne aktivitet ne kete qytet. Nderkohe qe pala e akuzuar ka deklaruar se do te beje nje kallezim penal, per shpifje ne adrese te vajzes se xhaxhait dhe familjes se saj. Sipas tyre M. Cullhaj eshte me te meta mendore dhe se, nuk ka mbetur shtatezene nga marredhenia seksuale, qe e cilesuan si te imagjinuar. Pala mbrojtese deklaroi se familja ka kerkuar qe te kryhen analizat e ADN-se, per te percaktuar atesine e bebes. Vellezerit Mondi Cullhaj, 16 vjec dhe Bukurosh Cullhaj, 19 vjec, kane deklaruar se nuk jane ata baballaret e bebes dhe se gjithcka eshte nje trill i kusherires. Gjithcka pritet te sqarohet ne seancat e ardhshme gjyqesore. Por familja Cullhaj dhe vajza e tyre, kembengulin se bebja iu perket dy vellezerve.
Ngjarja e pazakonte ka ndodhur nente muaj me pare, ne nje nga lendinat e pyllit te fshatit, kur e mitura ishte duke ushqyer bagetite. Vajza ka treguar ne muajin shkurt, kur eshte zbuluar edhe ngjarja, se ndersa ishte ne mal me bageti, eshte perdhunuar me force nga dy djemte e xhaxhait. Por pas ketij veprimi, ajo nuk ka treguar per te shmangur konfliktet mes familjeve. Por fryrja e barkut ka zbuluar sekretin dhe mjeket konstatuan se ne vajza adoleshente, po rriste nje femije. Prinderit deklaruan se femija do te lindte, por nuk do te mbahej nga 18-vjecarja, pasi ishte fryt i nje incesti.
Fatos Salliu