E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Laç, Meta: Berisha nuk ikën dot pa gjak

LAC-VRASJA--MBULIMKryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta qëndruan në Laç pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur një përkrahës i LSI-së. “Kjo është një përpjekje për të trembur njerëzit dhe për të ndryshuar vullnetin e popullit shqiptar. Ne do të garantojmë votën e vullnetit të popullit. Policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zgjedhjeve”, tha Rama. Ndërsa Meta kërkoi marrjen e masave për të ndaluar përgjegjësit, kurse bëri një akuzë të rëndë për policinë, që po mbështet kriminelët. “Policia e Shtetit është në funksion të manipulimit të zgjedhjeve në favor të Partisë Demokratike. Sali Berisha nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. Kjo histori ka përfunduar, Sali Berisha nuk është më kryeministri i Shqipërisë, ai nuk ikën dot nga pushteti pa gjak. I paralajmëruam dje në mesnatë autoritetet më të larta të Policisë së Shtetit dhe kjo gjë ndodhi. Për do gjë çdo gjë do të mbajë përgjegjësi Sali Berisha dhe banditët e tij të cilët nuk i mbron dot nesër as Saliu, as Flamuri, as Kuliçi dhe asnjë tjetër. Ne i kemi marrë dhe do të marrim të gjitha masat, do të mbrojmë çdo votë dhe njerëzit të shkojnë të votojnë. Në Laç në Mamurras në Fushë Kuqe dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitorja do të jetë plebishitare.  “, tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›