E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident i ri në fluturimin Amsterdam-Detroit

Një udhëtar nga Nigeria ka shkaktuar panik në fluturimin Amsterdam-Detroit, në të cilin para disa ditësh u ndërmorën përpjekje për të ndërmarrë një sulm terrorist.

Një zyrtar për siguri theksoi se hetimet kanë zbuluar se udhëtari në aeroplan nuk ka paraqitur rrezik për sigurinë.

Udhëtari është arrestuar, pasi që kishte provokuar një rrëmujë në aeroplan. Hetimet zbuluan se bëhej fjalë për një biznesmen, i cili është sëmurë gjatë fluturimit.

Zëdhënësi i aeroportit në Detroit theksoi se pas aterrimit, piloti ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të sigurisë, pasi që shtetasi nigerianë kishte shqetësuar verbalist udhëtarët tjerë.

Mediet amerikane njoftuan se mashkulli në fjalë kishte kaluar më shumë se një orë i mbyllur në tualet, e më pas anëtarët e ekuipazhit kërkuan nga ai që të dal nga tualeti, gjë që e kishte shqetësuar atë.

Personeli i sigurisë dhe ekuipazhet e aeroplanëve janë vënë në gjendje të shtuar të sigurisë, pas sulmit të dështuar terrorist në ditën e Kërshëndellave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›