E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presim bashkëpunim, jo njohje

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Jennifer Brash ka thënë se shteti i saj nuk pret nga Serbia që ta njohë Republikën e Kosovës, por pret që Beogradi të gjejë mënyra për bashkëpunim me Prishtinën .

Këtë deklaratë Brash e ka dhënë për gazetës serbe politika, ku ka sqaruar pozicionin amerikanë për mundësinë e bisedimeve të reja Prishtinë – Beograd për statusin e Kosovës.

“Presim që Serbia të gjejë mënyrën për të bashkëpunuar me qeveritarët në Prishtinë në mënyrë që të gjenden zgjidhje praktike për problemet të cilat godasin si njërën ashtu edhe palën tjetër”, ka porositur Brash në një intervistë për gazetën “Politika”, të Beogradit.

Kjo zyrtare e SHBA’ve ka sqaruar edhe një herë se nuk do të ketë bisedime ndërmjet kosovarëve dhe serbëve sa i përket statusit filan të Kosovës.

“Jo nuk do të ketë negociata për statusin”, është përgjigjur Brash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›