Sulmi ndaj Delta-s, SHBA: Nuk është akt terrorist

Amerikë, 27 dhjetor NOA Tentativa e sulmit ndaj Delta Airlines nuk mund të jetë një komplot terrorist.
Në këtë përfundim kanë dala pas hetimeve të para autoritetet e Sigurisë së Brendshme amerikane të cilët nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për ta quajtur atentatin si akt terrorist. Nuk kemi elementet e nevojshme që të mendojmë se atentati i fluturimit të Delta-s të jetë pjese e një komploti terrorist më të zgjeruar, deklaroi për mediat amerikane, Sekretarja e Sigurisë së Brendshme të SHBA-se, Janet Napolitano.