Incident me G99 në Porcelan, një civil prish tendën
Një civil ka prishur tendën informuese të G99 në Porcelan dhe ka dhunuar jërin nga vullnetarët. Drejtues të G99 kanë paditur personin që dhunoi tendën, ndërkohë që mësohet se për këtë incident janë shoqëruar dy persona.
TIRANE- Lëvizja G99 ka denoncuar një tjetër incident me tendat e saj elektorale në Tiranë. Pas incidentit në Kamëz, G99 është përballur sot me një tjetër rast të ngjashëm kur një tendë elektorale pranë zonës së Porcelanit është shkatërruar nga një person civil, ndërsa vullnetarët e kësaj lëvizje po nga i njëjti person nuk janë lejuar të shpërndajnë materiale informuese.
Mësohet se drejtues të lëvizjes kanë paditur në polici personin që dhunoi tendën elektorale kurse burime nga policia pohojnë se janë shoqëruar dy persona per incidentin më të fundit në kryeqytet.
Ka reaguar gjithashtu edhe kreu i G99, Erjon Veliaj duke i cilësuar këto veprime të turpshme dhe të inicuara nga politika. (e.n/News24/BalkanWeb)