E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Dule, prezanton kandidatët në Vlorë

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e vijoi turin e tij elektoral nbë qytetin e Vlorës, ku gjatë një takimi me banorë të këtij qyteti prezantoi edhe kandidatët për deputet të zonës. Dule në këtë takim paraqiti edhe programin elektoral të PBDNJ. 

VLORË- Është zhvilluar në Vlorë takimi i radhës i PBDNJ-së, në të cilin Dule ka prezantuar kandidatët i kësaj partie si dhe paraqiti programin elektoral të saj, me këtë rast Dule theksoi, “qëllimi ynë nuk është fitorja e 28 qershorit, fitorja e 28 qershorit në PBDNJ, dhe koalicioni ku bën pjesë është e garantuar, por kjo nuk përbën qëllim në vetvete. Fitorja jonë do të jetë nëse forcat tona politike ta dinë ta shndërrojnë në një fitore për Shqipërinë”-* u shpreh Dule. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›