Incident me Topallin? Basha në NEWS24: Fokusi im tek qytetarët
TIRANE - I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin NEWS24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u pyet në lidhje me një incident të mundshëm mes tij e kryeparlamentares Topalli, ditën e ceremonisë mortore të pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu I. Kryebashkiaku Basha tha se ai është i fokusuar tek qytetarët duke e anashkaluar këtë fakt.
“Fokusi im janë qytetarët, nuk kam kohë të merrem me këto zbukurime, kam axhenden time ashtu si edhe zonja Topalli..njerëzit janë të aftë të shohin më shumë se cështë...këto janë gjëra që shesin...por unë s’kam kohë të merrem me sensacione politike”, tha Basha.
Basha komentoi edhe vendimin për rehabilitimin e sheshit Skënderbej ishte i rëndësishëm për të zgjidhur problemin e trafikut në kryeqytet.
Sipas Bashës, administrata e tij u ndodh përpara një situate keqmenaxhimi, pasi fondet në dispozicion nuk ishin të mjaftueshme për të përfunduar projektin e nisur nga ish-kryetari i Bashkisë Edi Rama.
“Arkitekti i sheshit është Bashkia e Tiranës. Projekti ishte finalizuar për t’i dhënë zgjidhje çështjes së trafikut. Fondet që kishim në dispozicion ishin të pamjaftueshme për ta përfunduar projektin e nisur.”- u shpreh Basha.
Sipas kryetarit të Bashkisë, sheshi Skënderbej ka zgjidhur problemin e trafikut, ka ruajtur punimet infrastukturore të bëra deri tani dhe është bërë me koston më minimale të mundshme.
“Nuk mund ta linim sheshin në atë gjendje”- deklaroi Basha.
BASHA NË NEWS24: BUXHETI, OPTIMAL. INVESTIMET DO TREFISHOHEN
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se buxheti i vitit 2012 parashikon trefishimin e investimeve për kryeqytetin.
“Totali i buxhetit për vitin e ardhshëm është rreth 70 milionë dollarë. Vlera reale e investimeve që do të shkojnë për qytetin është trefishuar. Granti i qeverisë është pak më i lartë së në vitin 2010 dhe 2011, afro 200 mijë dollarë më shumë.”,- deklaroi kryebashkiaku Basha.
Sipas Bashës, ndonëse granti i qeverisë është pak a shumë në të njëjtat nivele, leverdia e pushimit të luftës mes Bashkisë dhe qeverisë qëndore është shumë e rëndësishme.
Ndër të tjera, kryebashkiaku nënvizoi se reduktimi i taksave rrit iniciativat dhe nxit qytetarët për t’i paguar ato.
“Ulja e taksave është një stimul për të dalë nga informaliteti, duke ulur taksat rrisim iniciativat dhe nxisim qytetarët për t’i paguar ato. Jo vetëm heqje të taksave, por edhe reduktimi i procedurave administrative dhe burokracive ka një impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e bizenesit.” -vijoi më tej Basha.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Tiranës theksoi se qytetarët janë bërë pjesë e qeverisjes, pasi buxheti i Tiranës i kalon Këshillit pasi ka kaluar më parë në konsultim me qytetarët.
PLANI URBANISTIK, BASHA: NË VJESHTË NIS ZGJERIMI I BULEVARDIT
I pyetur për planin urbanistik të Bashkisë së Tiranës, kryetari Basha u shpreh se për të po punojnë ekspertët më të mirë vendas e të huaj, ndërsa shtoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë plan përfundimtar në Bashkinë e Tiranës.
"Plani urbanistik është në rrugë e sipër. Në Bashkinë e Tiranës nuk ekziston asnjë plan përfundimtar i Bashkisë së Tiranës. Që të quhet i përfunduar ai duhet të jetë një plan i plotë ambiental, demografik, ai që është nuk përcaktonte as kornizën kohore, ne kemi përcaktuar një plan për 30 vitet e ardhshme”, tha Basha, ndërsa shtoi se është parashikuar një skenar optimal për palnin e Tiranës. Ai tha më tej se për bërjen realitet të këtij plani Bashkia do të bashkëpunojë me 7 komunat përreth.
Kryebashkiaku tha më tej se, plani urbanistik që ai paraqet nuk është i ri, por i vjetër sa vetë Tirana, ajo që bën ndryshimin është vullneti për ta bërë realitet.
“Ne kemi vullnetin për ta bërë”, tha ai.
Basha sqaroi se, në këtë plan përfshihet zgjerimi i Bulevardit Zogu i Parë, zhvendosja e Stacionit të Trenit, krijim i një terminali hekurudhor që më pas do të jepet me koncesion, terminal i tramit nga Lapraka në qendër, autobusë interurban, etj. “Brenda verës së ardhshme do të kemi gati projektin teknik për të ndërtuar bulevardin e Tiranës, ndërsa brenda vjeshtës pritet të nisë puna”, tha Basha.
Ai foli më tej për ndërtimin e një kryeqyteti policentrik. “Tirana policentrike, është kryeqyteti ku qytetarët gjejnë 95 % të shërbimeve afër qendrës ku jetojnë”, tha Basha.
BASHA: SYNOJMË TË REHABILITOJMË KODRAT E LIQENIT
Në kuadër të planit urbanistik të Tiranës, Basha foli edhe për Piramidën e Parkun e Liqenit. Sipas tij për Piramidën ka vendosur Parlamenti, ndërsa Bashkia do ndjekë ligjin. Në lidhje me zonën tek Kodrat e Liqenit, Basha u shpreh se plani urbanistik synon t’i japë kësaj zone një dimension turistik.
"Tek Kodrat e Liqenit jo qendër ndërtimi intensive. Synojmë të rehabilitohet zona e Liqenit, të jetë një qendër e madhe e gjelbër”, tha Basha.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)