E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mcllwham: Hap pozitiv ngritja e komisionit për reformën zgjedhore

20-12-2011 / Gazeta 55

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë Fiona Mcllwham e ka cilësuar si hap pozitiv tryezën e partive politike për ndryshimet në reformën zgjedhore. 


Duke folur nga qyteti i Shkodrës ku mori pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetare nderi” të shkrimtares Edit Durham, Mcllwham ka theksuar se tryeza për reformën zgjedhore është një sinjal i mirë për procesin integrues të vendit. 


“Ne këtë tryezë, të gjitha partitë kanë mundësi që të shprehin opinionin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri”- ka theksuar Mcllwham. Gjithashtu ambasadorja Mcllwham ka vlerësuar lart figurën e shkrimtares së njohur britanike Edit Durham.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›