E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firence në objektivin e Ardian Fezollarit, ekspozita në Tiranë

TIRANE- Në Muzeun Kombëtar është hapur ekspozita e fotografit Ardian Fezollari. Ekspozita e vecantë ka sjellë për të gjithë artdashësit foto të krahinës së Toskanës e kryesisht të Firences, në Itali.

Rreth 50 foto me pamje të mrekullueshme të kësaj krahine janë ekspozuar për të sjellë për sytë e të gjithë atyre që adhurojnë të bukurën, një ndër qendrat e kulturës botërore.

Vetë fotografi Ardian Fezollari ka theksuar se ka mbetur i mahnitur nga pamja e Toskanës dhe Firences dhe kjo ka ngjallur më pas dëshirën për ta përjetësuar në një ekspozitë.

Celja e ekspozitës është ndjekur nga shumë qytetarë të apasionuar pas artit të fotografisë, ku është vënë re prania e kryeprokurores Ina Rama.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›