Incident me armë zjarri mes dy Koreve
Mediat dhe autoritetet koreanojugore njoftuan se ditën e mërkurë u regjistruan shkëmbime me armë zjarri në ujërat prane kufirit me Korenë e Veriut.
"Konfirmojmë se marina e Koresë së Veriut hapi zjarr me artileri ndaj anijeve ushtarake koreanojugore.
Megjithatë zjarri nuk kaloi limitin ne vijën veriore", u deklarua në njoftimin e autoriteteve ushtarake të Seulit.
Pas këtij incidenti të shkaktuar nga Korea Veriore, Koreja e Jugut është vënë në gatishmëri të lartë ushtarake.
Ndërkohë që incidenti regjistrohet vetëm 24 orë më vonë pasi Peniani deklaroi një "zonë lundruese jo të armatosur" në Detin e Verdhë.