E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrat polak e izraelit takohen në 65 vjetorin e mbylljes së kampit në Aushvic

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kryeministrit polak, Donald Tusk u takuan të martën për bisedime në Varshavë para të mërkurës së 27 janarit, Ditës Përkujtimore Ndërkombëtare të Holokaustit.
Të mërkurën, Netanyahu do të bashkohet me Presidentin polak, Lech Kaczynski në ceremoninë që do të mbahet në Aushvic për të përkujtuar 65 vjetorin e çlirimit të kampit Nazist.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në ndërtesat e qeverisë polake në Varshavë, Donald Tusk tha,"Ajo çka folëm me kryeministrin izraelit Netanjah është se kjo ngjarje tragjike në historinë njerëzore do të jetë e përbashkët".
Të dy homologët diskutuan gjithashtu për proçesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, si dhe lidhjet bilaterale me dy kombeve.
Netanyahu tha se të dy shtetet kanë rënë dakord të organizojnë takime vjetore ministriale në mënyrë që të forcohen lidhjet mes dy palëve.
"Ne duam të përmirësojë të gjitha marrëdhëniet tona në çdo fushë. Në fushën e mbrojtjes, në fushën e ekonomisë, në fushën e rinisë dhe në vullnetin e shkëmbimeve kulturore. Ka plot fusha ku ne mund të bashkëpunojmë së bashku."
Të mërkurën do të përkujtohet përvjetori i çlirimit të vitit 1945 nga trupat sovjetike, për të shënuar mbylljen e kampit që id ha fund jetës së 1.1 milionë personave ku 90 përqind e tyre ishin çifutë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›