E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident midis deputeteve te BDI dhe PDSH

Foto ilustruese parlamenti Maqedoni

Shkup 29 korrik 2011 NOA- Ne Parlamentin e Maqedonise ka ndodhur nje incident midis deputeteve te BDI dhe PDSH-se ku me kete rast ne evitimin e situates se tensionuar ka reaguar sigurimi.

Incidenti ka ndodhur ne momentin kur deputeti i BDI-se Talat Xhaferi ne foltore akuzoi PDSH-ne se ka sjelle situaten qe nje grua deputete duke aluduar ne deputeten Merale Uzeiri Ferati te jete frontmene e partise.

Ky deklarim ka irrituar deputetet e PDSH-se me kete rast deputeti Orhan Ibrahimi ka dalur ne foltore dhe ka penguar deputetin Xhaferi qe te ndal diskutimin duke ia hequr mikrofonin dhe duke kerkuar nderprerjen e seances nga ana e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

Kjo situate ka shkaktuar reagimin dhe perfshirjen edhe te deputeteve te tjere te dy partive shqiptare te cilet ngriten tensionin dhe zenkat midis tyre. Ne kete situate menjehere kane reaguar sherbimet e sigurimit te Parlamentit per te ndare dy grupet konfrontuese te deputeteve dhe per te qetesuar situaten.

Incidenti ka ndodhur gjate debatit parlamentar per votimin e zevendesministrave te koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›