Jep dorëheqjen, ministri polak i Mbrojtjes

Ministri polak i Mbrojtjes Bogdan Kliç, ka dhënë dorëheqje pas publikimit të një raporti të qeverisë, në lidhje me rrëzimin e aeroplanit në Rusi në vitin e kaluar, në të cilin ndodhej presidenti i Polonisë.
Kryeministri Donald Tusk bëri të ditur njoftimin, ndërsa e pranoi dorëheqjen e Kliçit. Dorëheqja vjen pasi një komision i qeverisë polake, konstatoi se Rusia ishte pjesërisht përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit, që la të vrarë presidentin Leh Kazinskin dhe 95 persona të tjerë.
Raporti i komisionit tha se gabimi i pilotit ka qenë arsyeja kryesore e rrëzimit, por pjesërisht përgjegjëse për aksidentin ishin edhe gabimet në pajisje dhe komunikimi i dobët me kullën në aeroportin Smolensk të Rusisë.