Serbët bllokojnë makinat ushtarake të NATO-s

Një zyrtar i lartë serb tha se serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar një konvoj të makinave të NATO-s që të shkojnë në bazat e tyre.
Kryenegociatori serb Borko Stefanoviç ka thënë se ai nuk mund të kërkojë nga qindra protestues që të zhbllokojnë rrugën. Barrikadat e serbëve në rrugë vijnë si reagim ndaj aleancës ushtarake, e cika mori kontrollin mbi pikat kufitare në kufi me Serbinë të enjten.
Një ditë më parë, KFOR-i ka shpallur Portat 1 dhe 31 zona të kufizuara ushtarake dhe ka paralajmëruar se mund të përdorë armët, ndaj personave që nuk janë të autorizuar të qëndrojnë apo të kalojnë nëpër pikat kufitare.