Vendbanimet serbe banoret shte koha per normalitet

Zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës nuk kanë ndikuar në situatën e sigurisë në vendbanimet serbe brenda Kosovës. Qytetarët e komunës së re serbe të Graçanicës, në afërsi të Prishtinës, thonë se janë të lodhur nga politika. Ata duan që të punojnë dhe jetojnë të qetë.
“Çdo risi dhe të gjitha këto zhvillime te populli po shkaktojnë një lloj monotonie. Mendoj se është koha që gjithçka të qetësohet dhe që njerëzit të bëjnë jetë normale, të punojnë, dhe të mos keqtrajtohen”-thotë një qytetar.
Gjendja e rëndë në veri të Kosovës, ku serbët dogjën pikën kufitare në Jarinje dhe bllokuan rrugët magjistrale të pakënaqur me vendosjen nën kontroll të dy pikave kufitare, nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Edhe në
komunën e Graçanicës situata ka qenë e qetë gjatë gjithë këtyre ditëve.
“Situata e sigurisë në këtë pjesë të vendit është stabile, dhe e sigurt për të gjithë qytetarët”-tha Bratisllav Trajkoviç, Komandant i Stacionit Policor në Graçanicë.
Përfaqësuesit politikë të strukturave paralele serbe janë ankuar në KFOR-in, i cili sipas tyre ka dalë në anën e Qeverisë së Kosovës, duke shkelur Rezolutën 1244 mbi bazën e së cilës ushtarakët e KFOR-it veprojnë në Kosovë. Me këtë nuk pajtohet kryetari i Graç4anicës, Bojan Stojanoviç.
“KFOR-i ka arritur të qetësojë tensionet edhe emocionet . Pra edhe nëse del jashtë Rezolutës 1244, por ia del që të kthejë normalitetin kjo është diçka që duhet të përshëndetet”-tha ai.
Por jo të gjithë serbët e Graçanicës pranojnë autoritetin e institucioneve të Kosovës.
“Njerëzve gjithçka u ka ardhur në maje të hundës, do t’i shesim shtëpitë dhe do të ikim. Sepse njerëzit janë të lodhur. KFOR-i nuk duhet t’i ruaj kufijtë por duhet të na ruaj ne”-thotë një qytetar.
Komuna e Graçanicës është një nga katër komunat e reja serbe të krijuara pas shpalljes së pavarësisë.
Bul Salihu