Incident në KZAZ-në 33, PS: Punonjësit e CEZ tentuan të fusin fletë votimi
Tiranë- Ndërkohë që procesi i numërimit është duke vijuar në shumë qarqe kanë filluar edhe incidentet e para.
Në KZAZ-në nr.33 në Tiranë, e cila ndodhet në ambientet e shkollës Bajram Curri disa punonjës të CEZ Shpërndarje janë lejuar të fusin makinën në ambientete e shkollës, ndërkohë që aty nuk duhej të lejohej asnjë person sepse komisionerët ishin duke pushuar.
Sipas përfaqësuesve të Partisë Socialiste ata kanë tentuar që të fusin brenda ambienteve kuti të mbushura me fletë votimi në favor të PD-së, por janë pikasur në kohë nga simpatizantët e saj të cilët i kanë ndaluar.
Aktualisht kanë ndërhyrë forcat e policisë ndërsa ky veprim është dënuar edhe nga kandidati i PS-së, Fatmi Xhafaj.
Në mënyrë të papritur pati shkëputje të energjisë elektrike dhe një ekip i paautorizuar i CEZ-it ka hyrë në ambientet e shkollës nën pretekstin për të rregulluar dritat, duke i dhënë mundësi kështu hyrjes së elementëve të dyshimtë. Mbështetës të Partisë Socialiste kanë reaguar ndaj këtyre elementëve, ndërsa policia ka lënë hapësirat e saj,- tha ai.