E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, tentuan të ndalonin një grabitje, plagosen me armë zjarri 2 persona

DURRES – Dy persona u plagosën me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy të plagosurit tentuan të ndihmonin një grua, të cilës po i grabisnin çantën.

Në momentin që dy burrat kanë ndërhyrë, grabitësi ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, prej ku mësohet se njëri prej tyre, i identifikuar si Agim Balla, është në gjendje të rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›