E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Votoni që në 9 maj Berisha të jetë i papunë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në vijim të turit të tij electoral ka prezantuar sot kandidatinin e koalicionit “aleanca për të ardhmen” në Tepelenë Tërmet Peçi.
 

Në fjalën e tij kreu i PS-së Rama i ka kërkuar qytetarëve të Tepelenës të votojnë alternativën e majtë si alternativën më të mirë.
 

“Në 8 maj votoni për t`i thënë stop krizës ekonomike dhe varfërisë që ka përfshirë vendin” iu drejtua Rama qytetarëve.
 

Më tej Rama nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryeministrin Sali Berisha duke shtuar se premtimet e tij për të ulur papunësinë nuk janë gjë tjetër veçse ëndrra me sy hapur.
 

“Në Shqipëri janë 1 milion të papunë. Në 9 maj me votën tuaj ju do të bëni që Berisha të jetë i papunë” shtoi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›