E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në Kombinat, rrihet dy mbështetës të PD-së

Incidente dhe dhunë në qendrën e votimit në Kombinat. Gjatë një lidhjeje direkte për RTV “Ora News” kanë dëshmuar dy persona për dhunën e ushtruar mbi ta.

Sipas njërit prej tyre, sulmi ka ndodhur gjatë kohës që ka shkuar për të votuar pranë qendrës së votimit në shkollën “Myslym Keta” në Kombinat ku është sulmuar nga mbështetës të PS, që e kanë akuzuar se kishte në xhepa materiale zgjedhore.

Por ai ka thënë se nuk kishte asgjë të tillë, megjithatë është rrahur dhe gjakosur nga një grup personash vetëm se ishte mbështetës i Partisë Demokratike.
 

Ndërsa një tjetër votues ka treguar për mikrofonin e “Ora News” se këto incidente janë provokime për të krijuar incidente më të mëdha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›